Standard.al

Çështja e “Detit” në Gjykatën e Hagës, reagon Meta: Do jem gjithmonë larg lojërave politike për krijim tensionesh artificiale

0

Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama priti në takim ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias dhe vendosën që çështjen e “Detit” ta çojnë në Gjykatën e Hagës.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, i pyetur nëse kjo është zgjidhja më e mirë, Meta zgjodhi të mos flasë gjatë por u shpreh se do të ketë gjithmonë sjellje të përgjegjshme larg lojërave politike.

“Sjellja ime për këtë çështje do të jetë gjithmonë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme larg lojërave politike për krijim tensionesh artificiale. Marrëdhëniet e mia janë të mirëdokumentuara me qeverinë tonë, me institucionet tona, me kryetarin e kuvendit. Unë pres në respekt të atij bashkëpunimi që kam treguar gjatë gjithë kësaj periudhe që të kem të njëjtin reagim dhe të njëjtin bashkëpunim”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.