Blerina Bombaj acarohet keq me ndjekësen që i komentoi për fëmijët: Gratë e liga i përkasin vetëm djallit dhe digjen në ferr!

0
119

Dietologia Blerina Bombaj Troci ka shpërndarë një video të djalit që tregon dashurinë e tij për qenin e familjes, të cilin nuk e ndërron as për 100 lojëra apo ndonjë vilë luksoze me 7 pishina. Por është përballur me një koment të pahijshëm të një ndjekëseje që i thoshte se fëmijët e saj, të cilët po ushqeheshin në një restorant, i dukeshin sikur ishin me sindromën Down.

“Më duken si down këta fëmijë, zot më fal”, shkruante ajo ndërsa nuk mungoi reagimi i Blerinës, e cila tha se zgjodhi ta bëjë publik pasi shprehja i dukej më e ulëta që ka hasur ndonjëherë.

“Merites i duken femijet e mi si down, por Merita nuk e di qe femijet me Sindrome Doën jane te Perendise ndersa grate e liga i perkasin vetem Djallit dhe ne ferr digjen. Nuk ka Zot qe te fal ty Merita, jo per femijet e mi, por per ata femije qe s’kane asnje faj qe kane lindur me Sindrome Down ? Kete koment zgjedh ta bej publik per te vetmen arsye se kjo shprehje me duket kaq e ulet sa ska!”, shkroi Troci si kundërpërgjigje për ndjekësen. (A.M/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here