Belgjikë, mjekëve të infektuar me Covid-19, iu kërkohet të vazhdojnë punën

0
120

Situata e Covid-19 në Belgjikë po del jashtë kontrollit, ku rastet ereja po shtohen në masë, ndërsa shqetësuese paraqiten edhe shtrimet e reja në Spitale.

Nisur nga kjo gjë, mjekëve të prekur me Covid-19  në qytetin e Liège, iu është kërkuar të vazhdojnë punën.

BBC shkruan se kjo kërkesë e autoriteteve vjen pas rritjes së madhe të rasteve dhe shtrimeve në spital.

Rreth një e katërta e stafit mjekësor në Belgjikë thuhet se janë të sëmurë me Covid-19, ndërsa deri më tani 10 spitale kanë kërkuar që personeli që ka rezultuar pozitiv por nuk ka simptoma të vazhdojë të punojë.

Kreu i Shoqatës belge të sindikatave mjekësore i tha BBC-së se ata nuk kishin zgjidhje tjetër, pasi duhet shmangur rrënimi i shërbimit spitalor.

Dr Philippe Devos pranoi se ekzistonte një rrezik i dukshëm i transferimit të virusit tek pacientët.

Një në tre persona të testuar po rezultojnë pozitivë me virusin në qytetin belg lindor. Spitalet po transferojnë pacientë diku tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente, disa ditë pasi Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke paralajmëroi se vendi ishte afër një “cunami” të infeksioneve ku autoritetet “nuk kontrollojnë më atë që po ndodh”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here