Standard.al

BE frenon Ramën, reagon Caka: Injorimi i kësaj deklarate, na largon më shumë nga Europa…

0

Bashkimi Europian zbehu euforinë e kreut të mazhorancës dhe qeverisë, Edi Rama, për ta miratuar pa asnjë ndryshim nga varianti që Presidenti i Republikës Ilir Meta ia riktheu Kuvendit për rishikim.

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i bëri thirrje Edi Ramës që të presë vendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili u vu në lëvizje pikërisht nga Kreu i Shtetit që iu drejtua me 8 pyetje për draftin e njëanshëm të PS-së për reformën zgjedhore.

Lidhur me këtë qëndrim të BE-së ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila përmes ish-deputetes Silva Caka shprehet se injorimi i kësaj deklarate, por edhe atyre të mëparshme të Varhelyi apo PPE, nuk bën asgjë tjetër veçse na largon gjithnjë e më shumë nga Europa.

Reagimi i ish-deputetes Silva Caka

Deklarata e Varhelyi bën thirrje për REFLEKTIM!

Injorimi i kësaj deklarate, por edhe atyre të mëparshme të Varhelyi apo PPE, nuk bën asgjë tjetër veçse na largon gjithnjë e më shumë nga Europa.

Opozita është e vendosur për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe kontributi i saj për Reformën Zgjedhore është i padiskutueshëm.

Ndryshimet e njëanshme dhe brenda natës të ”rregullave të lojës”, gjithnjë i kanë sjellë dëme të konsiderueshme Shqipërisë.

Këto zgjedhje janë për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë, institucioneve dhe misioni më madhor ngelet pa diskutim afrimi me BE-në. Asgjë nuk do t’a ndalojë Shqipërinë në këtë rrugë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.