Standard.al

Basha reagon pas deklaratës së Varhelyi: Kuvendi të presë përgjigjen e Venecias…

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se Kuvendi duhet të presë mendimin e Komisonit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Basha iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë situatë, ndërsa Presidenti Meta me kërkesë të opozitës iu drejtua “Venecias” për të marrë opinion lidhur ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Basha, i cili lexoi live reagimin e Komisonerit, e përshëndeti atë, ndërsa shpreson që “Venecia” të ndërhyjë .

“Përshëndes deklaratën e komisionarit rishpreh shqetësimin e thellë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Ramës për të manipuluar sistemin.

Dhe përsëris qëndrimin e PD që kjo është një goditje e rëndë dhe përgjegjësi është një, ai që ka vënë xhepat e tij para shqiptarëve tani po vendos pushtetin para interesave të vendit.

E mbështes këtë apel të komisionari dhe shpresoj që Venecia të ndërhyjë për të treguar atë që ne demonstruam gjatë këtyre muajve”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.