Standard.al

Artan Fuga: Meta po bën gjithçka të vendosë procesin në normalitet kushtetues

0

Profesori i Filozofisë, Artan Fuga ka analizuar në studion e edicionit të pasdites në Syri TV, vendimin e fundit të Presidentit Ilir Meta për t’i dërguar 8 pyetje Komisionit të Venecia, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga maxhoranca pa konsensusin e opozitës.

‘Do ta shikoja nga pikëpamja e aspektit filozofiko-juridik dhe qytetar, jo shumë parimore.

Është krejtësisht shumë e qartë, që në Shqipëri është bërë zakon që Kodi Zgjedhor të lihet për në muajin e fundit, në afatet me ekstreme të tij, që nuk është diçka normale. Është e qartë që shumica i bën këto ndryshime, disa muaj para zgjedhjeve, për qëllime që lidhen me interesat e saj politike.

Një nga difektet që ka sistemi ynë qeverisës, ëshët pikërisht kjo që edhe listat elektorale i bën në fund. Gjë që do të na sjellë edhe në vazhdim shumë probleme, një lloj legjitimiteti të cunguar të zgjedhjeve.

Unë mendoj që Presidenti i Republikës po bën gjithçka që mundet që ta vendosë procesin në një normalitet kushtetues dhe juridik.

Por unë mendoj që Komisioni i Venecias nuk do të ketë një përgjigje të prerë lidhur mbi pyetjet që Presidenti i ka dërguar.

Psh pyetja që i bëhet Komisionit të Venecias që: ‘Këto ndryshime kushtetuese po bëhen kur mungon Gjykata Kushtetuese që mungon në Shqipëri, kam frikë se ata do të thonë se ‘kjo nuk është një çështje e sotme. Nuk është e mundur të zgjidhet tani.’

‘A është e drejtë apo ndikon rezultatin e zgjedhjeve fakti që ndryshimet në Kodin Zgjedhor bëhen në momentin e fundit.’ Padyshim që ndikon. Por si do të thonë ata, nuk e di. Unë nuk e paragjykoj.

Por sikur të thonë ju kështu e keni bërë gjithmonë. Ka një precedencë atje. Ne urojmë që në të ardhmen mos ta bëni këtë. Unë për veten jam i prerë, dhe po të bësh krahasime me vende të tjera evropiane, nuk mund të bëhen 6 muajt e fundit ndryshime të kodit elektoral. Padyshim që në këtë pikëpamje ne kemi një problem

Sigurisht do të sjellë shtimin e kaosit juridiko-politik. Nëse Komisioni i Venecias do të thotë që të gjitha këto pika që përbëjnë Kodin Elektoral nuk janë në standardet evropiane, do presim çfarë qëndrimi do mbajë maxhoranca, kryeministri. Koha nuk pret. Ne jemi në kufi të mungesës së kohës.

Unë përsa i përket standardeve i ndaj në dy pjesë. Në përgatitjen e ditës së zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.

Se si janë kushtet juridike, unë për vetë kam qenë shumë kritik.

1- Sepse listat janë të mbyllura.

2- Mundësitë të kishte koalicione me lista të diversifikuara, ku partitë e vogla i gjen të papërgatitura dhe me një prag elektoral që mund t’i çoëj drejt shkrirjes.

Parakushtet më japin shenja jo optimiste, ose aspak optimiste’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.