Vokshi: Në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë fushatë sensibilizuese

0
109

Ish-deputetja e partisë Demokratike Albana Vokshi, ka postuar në Facebook nismën që ka marrë Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë për të sensibilizuar gratë dhe vajzat mbi rrrezikun e kancerit të gjirit, i cili prek shumë femra në vendin tonë.

Sipas Vokshit në muajin që fushata e sensibilizues duhet të jëtë shumë e rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë nuk ka kryer asnjë fushatë të tillë. Ndërkohë që është ulur numri i mamografive të kryer nga femrat këtë vit.

Sipas ish-deputetes neglizhenca e qeverisë vret, sepse kanceri i gjirit nëse nuk kapet në kohë është fatal për jetën.

Postimi i Vokshit:

? 1 mamografi shpëton jetë!
? Mbro veten dhe familjen!
Gjatë gjithë këtij muaji, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë po zhvillon një fushatë kombëtare për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat për parandalimin e kancerit të gjirit.
Aktivistet e #LDGSH-së në të gjithë vendin kane bërë dhjetëra takime e kanë shperndarë broshura me informacion të vlefshëm në lidhje me kujdesin që gratë duhet të tregojnë për këtë sëmundje që po merr shumë jetë çdo vit.
Një nga arsyet përse zgjodhëm këtë formë sensibilizimi ka të bëjë me heshtjen e pafalshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk ka organizuar asnjë fushatë #sensibilizuese. Pasojat e braktisjes së grave dhe vajzave nga qeveria në ikje reflektohen tek numrat.
Këtë vit janë bërë 2401 mamografi më pak se vitin e kaluar. Për shtyllën kryesore të familjes dhe të shoqërosë, kjo qeveri nuk ka asnjë plan mbështetje. Nuk ka asnjë fond të posaçëm për paketat e kontrolleve mjekësore për gratë dhe vajzat e papuna dhe në vështirësi ekonomike.
Spitalet dhe qëndrat shëndetësore janë kthyer në qëndra statistikore covid që i përdor ministrja për propagandën e ditës.
As Ministria e Shëndetësisë, as ISHP nuk shihen askund të kenë ndërmarrë fushatë për kontrollin e hershëm të gjirit. Problemet janë shumë, por për fat të keq, kemi një qeveri që nuk do t’ia dijë për shëndetin e grave dhe vajzave.
Na duhet të kujdesemi për gjithçka vetë deri me 25 Prill, kur të kemi një qeveri të re e të përgjegjshme.
? 1 mamografi shpëton jetë!
? Mbro veten dhe familjen!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here