Standard.al

Video/Në Benevento-Napoli shënojnë dy vëllezërit, por në fund feston ai i Napolit

0

Napoli ka fituar ditëne sotme në transferten e Beneventos  me rezultatin 1-2 dhe ka kapur vendin e dytë në kampionat.

Sfida ishte e veçantë sepse në fushë për të dyja skuadrat  ishin dy vëllezërit  Lorenzo Insigne i Napolit dhe Roberto Insigne i Benevento.

Roberto Insigne gjeti golin i pari në sfidë teksa gjatë festës shpërtheu në lot pasi i shënoi ish-ekipit të tij. Në pjesën e dytë i vëllai, Lorenzo Insgine realizoi një perlë. Edhe pse topi nuk kapi rrjetën, mjaftoi traverza që topi të kalojë vijën dhe të dalë sërish jashtë.

Në fund ishte Andrea Petagna që i vuri vulën rezultatit duke realizuar golin e fitores.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.