Vdiq në dyert e spitaleve, Berisha akuzon Ramën dhe Manastirliun: Krim i vërtetë!

0
123

Një krim është konsideruar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, vdekja e 53-vjeçarit Lutfi Çekiri në dyert e QSUT, pa iu dhënë kurrfarë ndihme për problemet e tij shëndetësore.

Berisha ka publikuar videon, ku i ndjeri Çekiri intervistohet në QSUT nga një media dhe rrëfen, duke shtrënguar barkun, se si e kanë lënë të kalojë natën jashtë me dhimbjen e stomakut, të veshkave, tensionin e ulët dhe e dërgonin spital më spital e repart më repart, vetëm për të mos e shtruar.

“Historia tragjike me pasojë humbje jete të pacientit, që nuk u ndihmua por u sorollat nga mjekësia, – e përshkruan Berisha. – Çorganizim i organizuar nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia. Krim i vërtetë!” ka akuzuar ashpër ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here