Standard.al

U kap me 52 doza kanabis, arrestohet 38-vjeçari…

0

Një 38 vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi shpërndante lëndë narkotike me doza. Policia sqaron se Forcat Shqiponja i gjetën shtetasit me i iniciale E. P., lëndë narkotike me vete.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithsej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis”, sqaron policia.

Shtetasi E. P u arrestua nga forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.