Taksa e inceneratorëve: Edhe kur Shqipëria u përmbyt, Qeveria favorizoi Klodian Zoton

0
104

Shqiptarët duhet të paguajnë sot taksën e inceneratorëve, që qeveria e vendosi në çmimin që duhet të paguhet për energjinë e prodhuar prej tyre.

Kjo taksë iu vendos shqiptarëve në nëntor të vitit 2017 në një moment kur i gjithë vendi ishte përmbytur. Ndërkohë që institucionet duhet të mblidheshin për përballimin e situatës nga përmbytjet ish-ministri Ahmetaj mblodhi Komisionin e Ndihmës Shtetërore për të vendosur taksën e re.

Taksa e inceneratorëve

Veç aferave korruptive dhe akordimit të miliona eurove për kompanitë e miqve të tyre, qeveria Rama nuk është kursyer që të akordojë fonde dhe favore për ta edhe në kohën më të vështirë për shqiptarët.

Në nëntor të vitit 2017 kur e gjithë Shqipëria ishte e përmbytur, ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj mblidhte Komisionin e Ndihmës Shtetërore për të ndërmarrë një tjetër vendim për llogari të kompanive të Klodian Zotos, për tarifën që do të paguanin shqiptarët për mbetjet që do të përpunonte kompania e Klodian Zotos dhe për çmimin e energjisë, që OSHEE do ia blinte atij, pasi ta prodhonte nga inceneratorët që po gllabërojnë 400 milionë euro.

Pikërisht në datën 23 nëntor 2017, kur Fieri, Vlora dhe Shkodra ishin zhytur në ujë ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj mblodhi Komisionin e Ndihmës Ekonomike dhe merr vendim për vendosjen e çmimit të blerjes së energjisë elektrike, që do t’i paguhet prodhuesve të ardhshëm të energjisë elektrike, duke specifikuar që do të jetë energjia e rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale.

Vendimi shkon edhe më tej, duke përcaktuar se kjo skemë do të financohet nga një taksë e ashtuquajtur detyrim i shërbimit publik për blerjen e energjisë të prodhuar nga inceneratorët.

Kjo taksë e re që shkonte për kompaninë e inceneratorëve iu vendos shqiptarëve pikërisht në një nga ditët e tyre më të errëta, kur po luftonin për mbijetesë nga përmbytjet e muajit nëntor të vitit 2017.

Këto manovra me paratë e shqiptarëve kanë vazhduar deri sot.

Në një kohë që Buxheti i vitit të ardhshëm duhet të ishte fokusuar tek pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, qeveria parashikon 14.5 miliardë lekë vetëm për koncensionet e inceneratorët me një dyfishim të fondeve sa viti 2020.

 

Nga SYRI TV
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here