Përvjetori i 75-të i OKB-së. Zyra e saj në Shqipëri, jep mesazhe të fuqishme për solidaritet dhe bashkëpunim

0
224

Me rastin e 75 përvjetorit të OKB-së, zyra e saj në shqipëri ka zhvilluar shumë aktivitet nën motivin “Është OKB-ja ime” (“It’s my UN” #itsmyUN).

“Është OKB-ja ime” vjen si një qasje më pranë individit. Nëpërmjet kësaj fushate, Kombet e Bashkuara në Shqipëri e kanë drejtuar vëmendjen drejt kategorive të ndryshme të shoqërisë si fëmijët dhe prindërit, të rinjtë, aktivistë e profesionistë dhe veçanërisht personat në vijën e parë të mbrojtjes ndaj emergjencave (shëndetësore, natyrore, klimatike përfshirë mjekë, zjarrfikës. mësues, aktivistë të mbrojtjes së klimës etj.

Fryma e përgjithshme të këtij viti identifikohet me nismën e kreut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, biseda globale, #OKB75, që synon të mbledhë mendimet dhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve të botës, nëpërmjet disa mekanizmave të përbashkët siç janë pyetësorët online. I njëjti model është ndjekur në Shqipëri, sidomos në dy javët e fundit, gjatë të cilave, OKB ka prezantuar hapësira kreative për të shprehurit e qytetarëve.

Për fëmijët, zyra e OKB në bashkëpunim me studion “ËeArt” krijoi “Rrethin e Shpresës”, një instalacion ku të vegjëlit mund të vendosin punimet e tyre artistike, të cilat shprehin përjetimet e këtij viti. Instalacioni do të vazhdojë të qendrojë në sheshin pranë Bashkisë Tiranë deri në fund të kësaj jave.

Ditën e sotme, Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney, përfaqësues të agjencive të OKB-së, të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësues të Universitetit janë takuar në një format joformal me UNA Albania, me delegatët e Rinisë në OKB, aktivistë të klimës, profesionistë të rinj, studentë e gjimnazistë. Krahë zv. Ministrit të M.E.P.J, Z. Agron Tare, Zj. McCluney ka shprehur mesazhet e saj për ditën e Kombeve të Bashkuara, për rëndësimin e bashkëpunimit shumëpalësh mes shteteve dhe rolin e të rinjve, për rëndësinë e edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurisht, për rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në situatën e krizës globale të Covid-19. Bazuar në disa nga rezultatet e pyetetësorit të #OKB75 mbi Shqipërinë, në të cilin morën pjesë mbi 6500 shqiptarë, McCluney ka sjellë në vemendje prioritetet: punësimin dhe ndryshimin e rendit ekonomik botëror në më gjithëpërfshirës, përkrahjen që tregojnë shqiptarët ndaj multilateralizmit dhe nevojën për të adresuar humbjen e shpresës për të ardhmen. Diskutimet u fokusuan në aspekte të përballjes me pandeminë globale si dhe cështje që lidhen me barazinë gjinore, ndryshimet klimatike etj

Fushata “Është OKB-ja ime” vazhdon paralelisht në mjedisin virtual. Po këtë të shtunë, OKB ka shpërndarë dokumentarin e 75 vjetorit “Kombe të Bashkuara: Zgjidhje Urgjente në Kohë Urgjente”, një prodhim rreth varfërisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe ndryshimeve klimatike, me protagonistë si Beyonce, Forest Ëhitaker dhe Malala Yousafzai.

Bisedat për veprim dhe zgjidhje të përshpejtuara do të vazhdojnë në kuadër të #OKB75 dhe përtej kësaj dite. Në fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, qëllimi është të krijohen “shoqëri më të drejta, më të qendrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here