Standard.al

Gaethje reziston vetëm një raund, bisha Khabib triumfon dhe e mbyll karrierën

0

Khabib nuk pyet për asnjë në peshën e tij në MMA, teksa ka mposhtur që në raundin e dytë Justin Gaethje në duelin e zhvilluar në Abu Dhabi në eventin UFC 245.

Raundi i parë deri diku i barabartë, Gaethje u mundua ta dëmtonte kampionin në këmbë me goditjet e tij. Khabib arriti ta trondiste në një moment më një grusht me të djathtën, ndërsa në fund Justin i shpëtoi kapjes.

Khabib tregoi në raundin e dytë që është i pathyeshëm, duke bere një “triangle chop” . Gaethje nuk rezistoi dot dhe u dorëzua.

Luftëtari rus më pas u ul në gjunjë dhe fitorja i dedikohej babait të tij, që u nda nga jeta pak kohë më parë. Gjithashtu Khabib deklaroi se kjo ishte përballja e tij e fundit në UFC. “Kjo është ndeshja ime e fundit, nuk ka asnjë shans të kthehem pa babanë tim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.