Standard.al

Antentat shqiptarit 40 vjeçar në Itali

0

Mbrëmjen e djeshme një shqiptari i është bërë një atentat në Asti, ku disa persona të paindetifikuar, e kanë qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndoshur rreth 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia.

Shënjestër e atentatit ka qenë një shqiptar 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë.

Shqiptari kishte rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili kishte dëgjuar krismën dhe kishte zbritur në rrugë.

Ai është dërguar në spital, ku pas një operacioni 5 orësh i është hequr plumbi, por gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me atentatin.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.