Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Vetëm një muaj nga inaugurimi i Veliajt, “Jeronim De Radës” i pikon...

Vetëm një muaj nga inaugurimi i Veliajt, “Jeronim De Radës” i pikon çatia/ Mehmeti: 1 mln dollarë investim dëm

0
102

Ndriçim Mehmeti, ekspert për çështjet e arsimit pranë PD, ka denoncuar punimet jo cilësore në shkollën  “Jeronim De Rada”, e inauguruar vetëm një muaj më parë nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në Rtv Ora, ai publikoi foto nga ambjentet e brendshme të godinës, ku muret janë mbuluar nga lagështia.

Sipas tij, rikonstruksioni ishte vetëm fasadë dhe 1 mln dollarë investim në bashkëpunim me shtetin e Katarit, shkuan dëm.

Mehmeti: Janë mjediset e shkollës brenda, është investimi me shtetin e Katarit 1 mln dollarë. Është një investim fasadë, dhe u bë inagurimi ndërkohë që mësuesit ishin me Covid, 12 mësues dhe më pas 8 të tjerë u karantinuan. Ky është investimi nga kryetari i bashkisë Veliaj që tha është model.Tubat kanë shpërthyer, lagështia është gjithandej dhe askush nuk del të mbajë përgjegjësi dhe të thotë na falni. 1 mln dollarë rikonstruksion. Në datën 14 shtator është bërë përurimi, nuk kaluar një muaj e gjysmë dhe ja ku është investimi. Mësues dhe prindër revoltohen  për kushtet ku punojnë dhe çojnë fëmijët e tyre.

 

Ndriçim Mehmeti (1)

Ndriçim Mehmeti (2)

Ndriçim Mehmeti (3)

TEDI WEB.00_29_36_05.Still2255

TEDI WEB.00_29_25_20.Still2254

TEDI WEB.00_29_12_08.Still2253

TEDI WEB.00_29_11_15.Still2256

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here