U njohën në rrjetet sociale/ Arrestohen tre persona të dyshuar se…

0
115

Tre persona u arrestuan si të dyshuar për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në Kosovë. Shtëpia e vajzës 15-vjeçare dhe moteli ku dyshohet se ajo u përdhunua, janë shumë afër. Ndërkohë, si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre janë tre djem nga Kamenica.

T7 ka kontaktuar me të miturën, e cila ka edhe probleme me shëndetin mendor. Ajo nën kushte anonimiteti ka rrëfyer gjithë ngjarjen. Sipas saj gjithçka kishte nisur nga kontaktet me njërin nga djemtë në rrjete sociale.

Ndërkaq e ëma e viktimës tregon se vajza e saj ka probleme mendore. Edhe kjo gjithë rrëfimin e bëri në kushte anonimiteti. Ajo poashtu thotë se u lajmërua nga komshinjtë për atë se çka kishte ndodhur. Të dyshuarit A.SH Q.P dhe E.C janë arrestuar menjëherë nga policia.

Këta të fundit të dyshuarit i kanë kapur në kushte flagrance. Ndërsa policia e regjionit të Gjilanit nuk kanë dhënë detaje. Por, nga prokuroria bëjnë me dije se tashmë ndaj të dyshuarve është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit.

Ky nuk është rasti i parë i tillë që ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, kjo pasi që raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here