Te plehrat, si takimi i fundit…

0
111
Nga Avni Nezaj 

Propaganda e shfrenuar e Rilindjes nuk lë rast pa konsumuar me vetëdije, stile rrokullisje në komunikim vetëm që të largojë vëmendjen nga vjedhjet, korrupsioni, menaxhimi i qeverisjes nga krimi, trafiqet dhe kultivimi i drogës etj… të zeza pa fund.

Edhe mitingu te plehrat në Elbasan, si epilog i një qeverisje, ishte një pjesë e kësaj katrahure komunikimi për të krijuar një imazh përvuajtës të Rilindjes, një imazh të një force politike që 8 vjet “punoi”, por u akuzua pa të drejtë.

Inceneratorët janë kambana më e madhe e alarmit në atë së çfarë ka bërë rilindja me jeniçerët e saj ndaj parave të shqiptarëve.

Rama, me kujtesë arrogante dhe me një stil propagande alla “yjet me pesë cepa”, “atlete” apo “benevrekë” kujtoi se do ta hanin sërish shqiptarët makthin e “fajtorizimit” të Rilindjes se po akuzohet kot. E për këtë arsye mblodhi përbri malit me plehra të zgjedhurit e partisë së tij të gjithë të maskuar, jo nga frika e Covid-it por nga aroma “bio” e plehrave qe kishin edhe përballë, edhe anash.

Ky miting te plehrat, ishte edhe një formë e pastër e presionit dhe kërcënim ndaj SPAK, qe nëse nuk i ka nisur hetimet, do të thotë se kontrollohet nga platformat 3D të kryeministrit.

Logjika e evolucionit thotë që gjërat që përdoren dhe u vjen fundi, përfundojnë ritmikisht në plehra.

Edhe ushqimet kur i konsumojmë, ato që ngelen, lëvoret, letrat mbështjellëse, prezervativët, plastikat, direkt në koshin e plehrave shkojnë…

Dhe në fakt kjo simbolika e mbledhjes nuk ishte vetëm që të kundërshtonte opozitën për akuzat e qarta dhe me fakte për vjedhjet me plehrat por ishte edhe një mesazh kërcënues për “Deputetët që duam”, që reklamon Rilindja.

Rama i thirri aty dhe u tha në mënyrën më të çiltër të mundshme, aspak i maskuar, se aferat e mia dhe të ministrave do ti mbroni me çdo kusht. U tregoi me gisht se – Ja ku është njëra prej tyre me të cilën u vodhën qindra milionë dollarë, e me të cilat do të blejmë vota e manipulojmë njerëz e kuti votimi që të rri bashkë më ju në pushtet -.

Çfarë trishtimi kur shikon një forcë politike që është shndërruar në tullumbacen e bandës së Rilindjes për të vjedhur e vjedhur sa më shumë. Është kthyer në inceneratorin e Ramës për ta pastruar e mbrojtur.

Në krah të kësaj tullumbaceje politike janë edhe mediat gojëhapura që presin çfarë t’u hedhë në kabzerr Edi Rama me ushtarët e tij.

Pra keni kujdes u tha kreu i Rilindjes “Deputetëve që duam”. Deputetë që me shumë gjasa do të propozohen në 3D. Do seleksionohen në 3D, dhe do të zgjidhen po në 3D, si platforma që e kontrollon me se miri Rama me mashtrimet tij .

Prandaj shqiptarët kanë një mision, aty ku e çoi Rama “Rilindjen”, tek plehrat, duhet ta çojnë edhe votuesit me 25 prill,ose të mos e lënë të largohet prej aty.

A… se desh harrova, mbledhjen e radhës për platformën 3D të “Deputetëve”, Rilindja do ta ketë në aeroportin e Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here