Standard.al

‘Rama kishte frikë se Ndocaj do kryente ndonjë akt kundër tij’

0

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj ngjarjes së djeshme, ku ish-deputeti Eduard Ndocaj u shoqërua me forcë pasi ishte i pranishëm në një takim ku do shkonte edhe kryeministri Edi Rama. Berisha e quan një akt të turpshëm dhe dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

REAGIMI I BERISHES

E kapën diversantin!

Edvin Hajduti ka tmerr nga hija e vet.

Miq, në një ngjarje inaugurale në Lezhë, me urdhër të Edvin Hajdutit, narkopolicia largoi me forcë nga vendngjarja ish-deputetin e PS, Eduard Ndocaj me frikën se ai do kryente ndonjë akt kundër Ramës.

Skena e largimit me forcë dhe shoqërimit të ish-deputetit në rajonin e narkopolicisë pa i dhënë asnjë motiv, është akt i shëmtuar banditesk, praktikë që të kujton kohërat e zeza të diktatorit Hoxha, në të cilat të deklasuarit nuk merrnin dot pjesë në përurimet që bënte diktatori apo bllokmenët hoxhistë.

Ky akt i turpshëm është një dhunim flagrant i të drejtave të njeriut.

Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin hoxhist të Edvin Kristaq Xhelatit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.