Policia bën namin me gjoba tek “Rruga e Kavajës”: Ja sa gjoba u vendosën për 12 orë…

0
132

Policia Rrugore ka nisur një aksion gjobash në rrugët e kryeqytetit, ku së fundi është ndalur për 12 orë në rrugën e Kavajës, ku ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve për parkime të gabuara.

“Në 12 orë janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”, thotë Policia.

Aksionet në rrugët e kryeqytetit kanë nisur pas një urdhëri të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here