Standard.al

Plagosje në Tiranë, policia shkon me urgjencë në vendngjarje, vë në pranga autorin…

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ndërsa Policia ka vënë në pranga dhe autorin e dyshuar.

“Plagosi me thikë një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.