Standard.al

Memeja e fundjavës/ ‘Çmimi’ i Mira Kazhanit bëhet viral…

0

Gazetarja Klodiana Lala mori këtë javë çmimin e parë nga Bashkimi Europian për shkrimin investigativ mbi blerjen e votave nga krimi i organizuar për llogari të qeverisë së Edi Ramës.

Lajmi bëri bujë në medien tradicionale dhe atë sociale. Disa media ngrenë pikëpyetje se përse BE nuk po investohet kaq shumë për lirinë e votës në vend.

Të tjerë diskutojnë se përse janë kaq të pakët emrat e gazetarëve që bëjnë denoncime dhe investigime të guximshme.

Në kohën kur memet janë kthyer në mjetin më efikas për të ironizuar situatat, në medien sociale u bë viral një krahasim mes Klodiana Lalës dhe Mira Kazhanit, dy personazhe që përfaqësojnë dy pozicione krejt të kundërta në gazetari.

Brryli Broadway postoi memen, ku Kazhani merr një fletëlavdërimi nga Ujësjellësi i Tërpanit.

Kujtojmë se gazetarja Kazhani punonte edhe si eksperte në Ujësjellësin e Tiranës.

ImageImage

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.