Standard.al

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grave naftëtare, dy prej tyre përfundojnë në spital…

0

Gratë naftëtare janë future sot në ditën e 10 të grevës së urisë, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vazhdon që të përkeqësohet.

Ndërkohë që kryeministri Rama nuk pranon që të negociojë pa braktisur grevën, naftëtaret kanë paralajmëruar që do të përfshijnë në protestë edhe fëmijët e tyre si hapin e fundit radikal ndaj shurdhërisë së qeverisë.

Kujtojmë se naftëtarët u futën në grevë urie pikërisht nga fakti se qevria Rama nuk pranonte ti dëgjonte për pagat e shumta të papaguara edhe pse në vitin 2017 kryeministri ju ishte bërë garant.

“Jemi shumë keq po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama. Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Për ne pagat janë të panegociueshme. Ne do të vazhdojmë grevën e urisë dhe që këtu dalim vetëm të vdekura”, deklarojnë ato për mediat.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e grevisteve është rënduar aq shumë sa që sipas raportimit të fundit të gazetares së ABC News, Valbona Davidhi, dy prej grave naftëtare janë dërguar në spital.

“Gjendja është katastrofë. Mbrëmë kam qëndruar pranë tyre, ndërsa sot gjendja është më e rënduar. Nga e hëna kemi menduar të sjellim fëmijët, përderisa zoti kryeministër nuk reagon. Zoti kryeministër thirrje nga ky shesh, merr masat dhe jepi zgjidhje kësaj katastrofe që po bëhet nga naftëtaret”, deklaroi nga ana tjetër nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.