“Faleminderit Kosovë”, Mima: Na shpëtove turizmin edhe pse Rama të vuri traun, të përqeshi dhe të hodhi në gjyq

0
79

Ish-deputeti i PD, Florion Mema, ndërsa ka shpërndarë një shkrim të revistës ‘Monitor’ ku thuhet se sipas statistikave ‘Kosova shpëtoi turizmin shqiptar, në shtator erdhën 44 përqind më shumë vizitorë’, nuk harron të falenderojë vëllezërit tanë të cilëve Rama u vuri traun, i përqeshi dhe i hodhi në gjyq.

Reagimi i plotë

Thjesht:”Faleminderit Kosove! Ta mbyllen deren, te vune traun me pagese, te perqeshen, te hodhen ne gjyq, por ti erdhe, erdhe ne vendin ame, aty ku ke rrenjet, aty ku i thone bukes buke, nanes nane e vellait vella. Erdhe, u shplodhe por edhe harxhove, bleve “shqip” mallra e sherbime duke ndihur ekonomine e vendit ame. Erdhe nga rruga me e bukur ne bote, Rruga e Kombit, veper e atyre burrave vizionare, qe, per bashkimin, levizen malet.

Te tjeret, asokohe ne opozite, talleshin dhe e quanin “rruga drejt asgjekundit”. Sot, ne qeverisje, nuk kane bere nje km rruge, nuk kane vizuar rruget qe gjeten gati, dine vetem te zhgarravisin ne 3D dhe e kane mbushur harten me porte, aeroporte, shkolla e spitale virtuale. Reale jane vec djegesat e plehrave qe po djegin taksat e shqiptareve te Shqiperise e Kosoves dhe po helmojne jeten dhe te ardhmen e femijeve. Edhe nje here, Faleminderit Kosove!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here