Covid: Me ‘K’ si korrupsioni…

0
121

Nga Erion Dasho

Të gjithë e kanë dëgjuar tashmë trinomin testo-gjurmo-trajto!

Dje sqarova në një status se përse në Shqipëri nuk testohet. Nëpërmjet konçesionit të laboratorëve, ministria e ka “shitur lëkurën” tek një konsorcium privat kompanish të cilat kanë marrë në pronësi rrjetin e laboratorëve të gjithë spitaleve publikë të vendit. I vetmi laborator që i ka mbetur shtetit shqiptar është ai i Institutit të Shëndetit Publik.

Në këtë status do të sqaroj përse nuk realizohet as gjurmimi, komponenti që kërkon më pak shpenzime, por që luan një rol kyç në kontrollin e epidemisë.

Në kohën e sotme, gjurmimi bëhet me metoda dixhitale. Ka programe që bëjnë të mundur raportimin dhe analizën në kohë reale të të dhënave të pacientëve të dyshuar, të testuar apo të diagnostikuar, paraqitjen e tyre në harta dhe dashboarde, madje siç dihet botërisht kanë dalë edhe aplikacione për telefonat celularë të cilët bëjnë gjurmimin e kontakteve, përllogaritjen e riskut të ekspozimit dhe njoftimin e personave (duke respektuar anonimatin dhe sigurinë e informacionit).

Të gjithë këto teknologji sot janë të thjeshta për t’u zhvilluar dhe të lira për t’u aplikuar!

Pse ministria dhe komiteti nuk i zbatojnë ato në Shqipëri dhe pse përgjigjes shqiptare ndaj COVID-it i mungon elementi dixhital?!

Problemi qëndron tek fakti se prej kohësh çdo projekt apo tender në fushën e dixhitalizimit në shëndetësi e fiton “çuditërisht” e njëjta kompani private, e cila është e njohur për keq qoftë në mjedisin e biznesit informatik (ku vlerësohet si e paaftë dhe rishitëse tenderash), qoftë në mjedisin e mjekëve (ku produktet e ofruara njihen për cilësinë e ulët dhe për periudhat e tejzgjatura të “ngecjes”).

Kjo kompani e mbingarkuar me projekte, e paaftë dhe me mungesë vizioni, ka arritur deri në pikën ku bllokon edhe programe kompjuterike dhe teknologji të ofruara falas në ndihmë të shtetit shqiptar gjatë periudhës së pandemisë!!!

Si pasojë, jo vetëm që asnjë produkt inovator nuk shihet në mbështetje të ekipeve të gjurmimit, por atyre u mungojnë edhe zgjidhje teknologjike që të paktën të adresojnë nevojat bazike si raportimi apo njoftimi i pacientit.

Korrupsioni dhe “dhjamosja” e ofruesve të shërbimeve dixhitale në shëndetësinë shqiptare ka vrarë inovacionin aq të dobishëm në këtë fushë dhe tashmë po jep edhe pasojat në mënyrën se si është menaxhuar epidemia e COVID-it!

Ekipet e epidemiologëve të terrenit rendin pas rasteve me çantë dhe me letra në dorë sikundër bënte John Snow në shekullin e 19-të!

Qytetarët i marrin përgjigjet e testit nëpërmjet WhatsApp-it dhe recetat nëpërmjet Messenger-it në shkelje të gjithë praktikave të mira të ruajtjes së sigurisë së informacionit!

Databaza e krijuar gjatë viteve të checkup-it të famshëm nuk është raportuar të përdoret në ndonjë rast për të mbështetur mjekët e familjes apo ata specialistë që ndjekin rastet e komplikuara!

Pandemia nga COVID është një pandemi e kohërave moderne! Ajo u përhap nga mjetet moderne të lëvizjes e komunikimit dhe nuk mund të kontrollohet me mjete arkaike!

Sa më parë të kuptohet kjo gjë, aq më mirë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here