Standard.al

‘Çfarë nuk do bëja për një përqafim tëndin’, Emina Cunmulaj i prek të gjithë me fjalët për nënën e saj…

0

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka treguar shpesh me anë të postimeve të ndryshme lidhjen e ngushtë që ka patur me nënën e saj, e cila për fat të keq është ndarë nga jeta shumë vite më parë.

Megjithatë koha nuk e ka zbehur aspak dhimbjen e mallin e modeles, e cila ka shkruar sërish disa fjalë të ndjera në një postim të fundit.

“Sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite kanë kaluar kaq shpejt por akoma ndjej sikur një ditë do trokasësh në derën time dhe të më thuash që e gjitha ishte një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetoj pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po bëhet më e lehtë. Më mungon kaq shumë dhe do bëja gjithçka për një përqafim tëndin. Derisa të takohemi sërish mami”, shkruan Emina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.