Standard.al

500 kg kokainë me vlerë 50 mln euro/ Shqiptarët: Pse u përfshimë…

0

Vazhdon në Gjermani një nga gjyqet më të ndjekur nga media. Gjashtë shqiptarë kanë dalë përpara gjykatës në Memmingen, të akuzuar se kanë trafikuar 500 kg kokainë. Droga u gjet në kutitë e bananeve që vinin nga Ekuadori.

Shqiptarët kanë pranuar ofertën e prokurorëve për bashkëpunim dhe do dënohen nga 5 deri në 7 vite.

Përpara gjykatës ata paraqitën të njëjtën panoramë: në Shqipëri nuk kishin punë pas shkollës dhe fitonin pak të ardhura.

Ata thonë se atyre iu ofruan veçmas persona të ndryshëm dhe u bënë një ofertë: duhet të thyenin një magazinë në Gjermani dhe të fitonin para të shpejta. Në gjykatë ata thanë se do merrnin 15 mijë euro.

Ata thanë se e dinin se do merrnin drogë nga kutitë, por iu ishte thënë se askush nuk do rrezikohej. Të verbuar nga paratë, ata u nisën nga Milano, Këlni apo Frankfurti drejt Ulmit.

Por shqiptarët nuk e dinin se policia kishte përgjuar bisedat dhe kishte zëvendësuar drogën me një imitim. Kur ata mbërritën në magazinë, u arrestuan. Droga prej 500 kg kap një vlerë tregu prej 50 mln euro.

Vendimi për ta do jepet më 9 nëntor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.