Standard.al

‘3-4 muaj sfidë dhe vështirësi’/ Ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi ‘Shqiponja’! Ja si devijon trafiku…

0

Nga sot do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Shkak janë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërra paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.