Standard.al

Teliti nuk ja ‘përton’ Ramës: Po vjel para me skema korruptive, s’ke ndërtuar asnjë rrugë…

0

Dorjan Teliti, ekspert i ekonomisë pranë PD, ka replikuar me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me një postim të këtij të fundit mbi rrugën e Kombit.

Rama shkruan në rrjet “me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në përgjigje të postimit, Teliti shkruan se thesi i gënjeshtrave qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh eshet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë.

“Aq pak rrugë ka ndërtuar qeveria e Rilindjes sa sot ER është detyruar të prezantojë si punë të vetën rrugën e Kombit, një nga veprat më të mëdha të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, meritë e padiskutueshme e qeverisë së demokratëve.

Thesi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Edi Ramës qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh ER e shet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë.

Fakt është që vetëm gjatë vitit të parë të operimit, trau në rrugën e Kombit ka mbledhur rreth 20 milion euro nga xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë vitit aktual ka marrë 11 milionë euro subvencionim nga buxheti i shtetit për mungesë trafiku.

ER nuk po investon në rrugë. Ai vetëm po vjel para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara.

Qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do ta anullojë konçesionin e rrugës së Kombit dhe do të çlirojë shqiptarët nga të dy anët e kufirit nga kjo tarifë e padrejtë”, shkruan Teliti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.