Standard.al

Situatë e rëndë te Infektivi/ 33 urgjenca brenda një dite…

0

Situata në spitalin Infektiv në Tiranë është shumë e rëndë, ku në ditët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të urgjencave dhe personave që kërkojnë trajtim.

Mësohet se ditën e mërkurë në COVID 1 janë paraqitur 33 raste urgjencash, ndërsa sot 7 autoambulanca ndodheshin para spitalit, ku kanë sjellë dhe kanë marrë pas pacientë.

Pasur shumë raste të daljeve të sforcuara nga spitali, ku pacientëve iu është këshilluar që të vijojnë trajtimin e terapisë në kushte shtëpie.

Aktualisht në spitalin Infektiv ka 30 shtretër të lirë, ndërsa tek ‘Shefqet Ndoqi’, 40, ndërsa prej kohësh mjekët janë duke punuar me sforco për përballimin e të gjitha rasteve.

Kujtojmë se dje u regjistruan 302 raste me COVID-19, ndërsa 3 persona humbën jetën, ndërkohë që numri total i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 465.

Një problem serioz përveç ezaurimit të kapaciteteve në spitale, mbetet dhe trajtimi i personave që kurohen në shtëpi, kostot e të cilëve nuk mbulohen nga ana e qeverisë. /BW

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.