Standard.al

Shkon të marrë patentën, lushnjari del qytetar nga … Afganistani

0

Dokumenti zyrtar i cili autorizon një individ të drejtojë makinë, motor apo çdo lloj automjeti, është shumë i rëndësishëm.

Madje në Shqipëri është edhe e vështirë për ta marrë këtë dokument, sepse përveç se duhet të jesh i vëmendshëm për të kaluar provimin e teorisë dhe praktikës duhet të dorëzosh edhe një shumë parash që DPSHTRR-së t’i mbushet mendja që të ta japë lejen.

Le t’i lëmë mënjanë këto dhe të përqendrohemi tek rasti i pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili ka dërguar mesazh shoqëruar me disa foto në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Ai është një shtetas shqiptar, me vendbanim në Lushnjë, por absurdja qëndron se kur ai ka tërhequr patentën në të shkruhej së ishte qytetar nga Afganistani.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.