Standard.al

‘Qeveria njësh me oligarkët’, Vasili: Situata ekonomike në Shqipëri në gjendjen e saj më kritike…

0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar gjatë ditës së sotme për situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

“Situata ekonomike në Shqipëri është absolutisht në gjendjen e saj më kritike”, tha drejtuesi i lartë i LSI para gazetarëeve.

“Borxhet, sipas Vasalit, shtuan varfërinë dhe nuk sollën mirëqenie”. “Arsyeja shumë e thjeshtë”. “Borxhet përfunduan në xhepat e oligarkëve, klientëve të qeverisë, ju rrëmbyen popullit”. “Është kaq e qartë sepse qeveria është njësh me oligarkët”, tha ai.

Ja deklarata për mediat e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Situata ekonomike në Shqipëri është absolutisht në gjendjen e saj më kritike.

Për të hyrë në thelbin e për të kuptuar se si shpërdorohen paratë tuaja po u jap në mënyrë të drejtpërdrejtë një grafik që provon se çfarë batërdie ka bërë qeveria e Edi Ramës me të ashtuquajtura PPP apo koncesione.

Mund të shikoni tabelën dhe me vije të kuqe është Shqipëria, vendi që ka shifrat më të frikshme nga ana ekonomike se çdo vend tjetër europian. 9.5% e borxhit publik të padeklaruara e të papërfshirë në buxhet.

Kroacia 0.11%, vend europian, Bullgaria 0%, Rumania 0%, Sllovenia 0%, Italia fqinje 0.02%. Pra e kuptoni të nderuar qytetarë çfarë batërdie bëhet me koncesionet.

Çfarë i kanë sjellë koncesionet? Çfarë të mire i kanë sjellë vendit koncesionet? Asnjë të mirë. Presim që vitin tjetër të paguajmë dhe 120 milion euro të tjera, të cilat do të dalin thjesht dhe vetëm nga xhepi i shqiptarëve.

Pra shqiptarët paguajnë koncesione pafund, qeveria merr borxhe pa mbarim, pra e ngarkon pafundësisht me borxhe të tmerrshme si asnjë vend në Europë. E patë vizën e kuqe fiksojeni. 9.4 Shqipëria, vendet e Ballkanit 0%, Bullgari, Rumani etj. normalisht të gjithë do të prisnin që gjithë ky borxh i madh që merret të prodhonte zhvillim, të prodhonte në mirëqenie tjetër. Se po marrim borxh që të jetojmë pak më mirë mendon çdo qytetar i thjeshtë. Po çfarë ka ndodhur? Përkundrazi Banka Botërore nga flet qartë, 41% e shqiptarëve që jetojnë në minimumet jetike të tyre me pagesa minimale. Sepse borxhet shtuan varfërinë dhe nuk sollën mirëqenie. Arsyeja shumë e thjeshtë. Borxhet përfunduan në xhepat e oligarkëve, klientëve të qeverisë, ju rrëmbyen popullit. Është kaq e qartë sepse qeveria është njësh me oligarkët. Ju keni dëgjuar dje në konferencë shtypi që Edi Rama thotë në mënyrë përçmuese, poshtëron kontributin e shqiptarëve për taksa sepse buxhetin e konsideron një pronë të tijën. Pra nuk e di që është thjesht një administrator dhe pronar i taksave janë shqiptarët e thotë “taksat tona thotë kur i drejtohen Edi Ramës që ç behët me taksat tona. Ah sikur ta dinit sesa para paguajmë do ishte një hap i madh përpara.” Pra  për Edi Ramën, qytetarët shqiptarë nuk paguajnë asgjë, nuk japin kontribut në taksa. Për të qenë fare të qartë të nderuar qytetarë, po i referohem vetëm e vetëm dhe po perifrazoj një gazetar të ekonomisë të gazetarisë shqiptare, që ka nxjerrë të dhëna shumë të qarta. Dhe për ta ditur se çfarë kontributi jepni ju të nderuar qytetarë në taksat e vendit. Sepse sipas Kryeministrit janë oligarkët ata që  mbushin arkën e shtetit e nuk janë qytetarët. Cilat janë të dhënat? Vetëm nga dy taksat TVSH dhe akcizën mbushin gjysmën e të ardhurave në buxhet. Nëse u shtohet këtu taksa mbi pronën, mbi rrogën, taksa e shërbimeve, kontributet e sigurimeve, të gjitha bashkë shkojnë 95% të të ardhurave. Pra këto 95% krijojnë të gjitha të ardhurat.

Këto janë paratë që i ndan Edi Rama oligarkëve. Çfarë u bën oligarkëve tjetër? Në Ballsh po konsumohet një tragjedi njerëzore e vërtetë. Nëna, gra, burra të robtuar, kanë një jetë të tërë që punojnë në naftë, me një shëndet të shkatërruar. U bën karshillëk kryeministri, i kanë vjedhur, i kanë plaçkitur dhe i bëjnë karshillëk për pagat. Çfarë ka ndodhur me pagat e tyre? S’kanë para thonë.

Të nderuar qytetarë,

Vetëm në vitin 2016, plot 60 milionë euro detyrime nga taksat nuk iu morën kompanive të naftës, u futën në xhepat e tyre dhe u ndanë me qeverinë, dhe i mungojnë buxhetit të shtetit. Buxhetit të Shtetit i krijohen gropa të mëdha ndërkohë para për të paguar pagat e 2016 së naftëtarëve, nuk ka. Pra jemi përballë një vjedhje absolutisht të organizuar, ku Shqipëria mbetet siç iu thashë, mos e harroni kurrë vijën e kuqe që ndodhet në grafik, pra 9.4% merr Shqipëria si asnjë tjetër borxhe, qytetarët shqiptarë vetëm varfërohen. Është fare e qartë që të gjitha këto para borxh futen nëpër xhepa, nëpër honet e xhepave të qeveritarëve, të oligarkëve të tyre dhe prodhohen vetëm varfëri. Janë shifra kaq të thjeshta, të qarta, për të kuptuar që vjedhja është e karakterit monstruoz. Marrim borxh dhe varfërohemi, ndërkohë që majmin dhe fryjmë oligarkë e qeveritarë. Taksat nga të cilat qytetarët kontribuojnë me 95%, u falen vetëm atyre që kontribuojnë vetëm me 5%, të cilët fryhen dhe majmen, së bashku me të tjetër riciklojnë edhe paranë e pisët, mbajnë gjallë kriminalitetin dhe e zhysin vendin në një varfëri ekstreme.

Kolapsi ekonomik nuk është prodhuar nga vështirësitë ekonomike, apo nga mos kontributi, apo mos punimi i shqiptarëve, që kanë punuar, janë robtuar, janë shkatërruar atje në punë edhe me shëndetin e tyre, por paratë zhduken nëpër honet sikurse zhduken në honin e plehrave dhe inceneratorëve, e të tjera ku zhduken para pa fund pa ndërtuar asgjë sepse paratë shkojnë dhe përfundojnë drejt e nëpër xhepa, është koha për reflektim të nderuar qytetarë, këta po përgatisin një hon të jashtëzakonshëm sepse kanë vetëm një deviz që pas nesh le të ndodh qameti dhe ky qamet bie vetëm mbi shpinën, e lodhur dhe të robtuar të shqiptarëve, të cilët e shikojnë qartë me numra, me shifra dhe me fakte, me tavolinën e tyre të përditshme, me paratë që nuk i kanë më pak, vetëm dhe vetëm për ta varfëruar këtë vend, ka vetëm një strategji, ky vend të shkretohet, të shpopullohet dhe të bëhet toka e skllevërve të rinj të kohëve moderne që mund të vijnë kudo nga bota, e të largohen dhe të dëbohen shqiptarët sepse identiteti i tyre kërkesa e tyre për një jetë më të mirë në vendin ku u lindën dhe u rritën të bëhet Shqipëria një vend i pamundur dhe ata të zhduken në rrugët e kurbetit dhe këtu të mbeten një dorë njerëzish, një dorë qeveritarësh, një dorë oligarkësh që shfrytëzojnë skllevërit e rinj në mënyrë që vetëm dhe vetëm të pasurohen. Do të thotë që me rilindjen dhe Edi Ramën perspektiva e këtij vendi është zero, ndaj marrja e vendimit të madh për t’i larguar një sahat e më parë është i vetmi shpëtim për shqiptarët. Nuk mund të ketë më asnjë shqiptar që të thotë se nuk i njeh këto të vërteta, të cilat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë, numra që janë e zeza mbi të bardhë, numra që kanë shqetësuar botën, Europën dhe të gjitha ata që mbështesin dhe ndihmojnë Shqipërinë asnjë aksion dhe as rindërtimet hajdute, as prishjet e banesave ku qytetarëve nuk i jepet asnjë copë letër për të garantuar prishjen e banesave nga tërmeti, ku qytetarët janë pronarë dhe gjithçka tjetër janë pjesë vetëm e një skenari, shkretim të Shqipërisë, shpopullim të saj dhe rrëmbimin nga duart e një dore pushtetarësh rilindas e oligark për të bërë Shqipërinë tokë të djegur për qytetarët e ndershëm dhe parajsë të ëndërruar për hajdutët e qeverisë. Ju faleminderit të gjithëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.