Standard.al

Prokuroria e Elbasanit merr në pyetje katër kryebashkiakët e rilindjes. Akuzohen për shpërdorim detyre

0

Prokuroria  e Elbasanit ka marrë në pyetje ditët e fundit, katër kryetarët e bashkive Librazhd, Gramsh, Peqin dhe Belsh. Të katër bashkiakët akuzohen për shpërdorim detyre.

Kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe akuzohet se ka abuzuar me fondet publike.

Kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku, është marrë në pyetje pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private.

Kreu i Bashkisë së Belshit  Arif Tafani po ashtu është marrë në pyetje nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonale.

Ndërsa kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra, është marrë në pyetje pasi ndaj tij ka një këllëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.