Po i vjen fundi godinës?! E precedentë, Biblioteka Kombëtare me antikuare dorëzohet në kryeministri

0
126

Biblioteka Kombëtare mbrëmë ka depërtuar gjithë antikuaret dhe vlerat e saj nga godina ku është drejt kryeministrisë. Nuk na thuhet në njoftimin e përgatitur nga vetë drejtori i saj Piro Misha, se në ç’kushte sigurie po ndodh ky transportim dhe kujt ligji u është referuar!

 

 

Biblioteka Kombëtare mbrëmë ka depërtuar gjithë antikuaret dhe vlerat e saj nga godina ku është drejt kryeministrisë. Nuk na thuhet në njoftimin e përgatitur nga vetë drejtori i saj Piro Misha, se në ç’kushte sigurie po ndodh ky transportim dhe kujt ligji u është referuar! Nuk është e para herë që kryeministria dublon, tashmë e kthyer në një ritual, institucionet e kulturës. Por, për Bibliotekën Kombëtare kemi histori tjetër. Nga ministrja e kulturës, sapo e solli Rama, në këmbë të Kumbaros, është deklaruar se e para gjë me të cilën do merret është godina e Bibliotekës, e cila po lajmëronte mediat se ka plane edhe për këtë institucion. Çfarë është deklaruar deri tani është se ajo do jetë Bibliotekë e Tiranës, jo më me emërtimin Kombëtare, dhe se, do zhvendosej prej andej, për shkak të kushteve të vështira ku gjendet librat. Aty zjarr ka renë, është përmbytur – gjithçka ka ndodhur në atë godinë, hapësira e së cilës është një “aneks” përballë bizneseve që janë lëshuar aty prej më shumë se 20 vite, me 1 dollar metër katror.

Megjithatë duke iu rikthyer ekspozitës, kështu e quan Piro Misha, për ne është një paralajmërim i transferimit, dhe nuk dijmë a do kthehen më ato libra, antikuare e pasuri librore aty?! Duket sikur Misha bën një inventor të asaj çfarë zotëron biblioteka si pasuri. Ekspozimi i tyre nën logon latine “Verva volant scripta manent” – këto thesare, janë krejt të paarsyeshme për t’u ndodhur në kryeministri. Mahnia se çfarë zotëron ky institucion e ka përmbledhur në një tekst të dërguar  mediave vetë drejtori, z. Piro Misha, që si duket ka vënë në punë gjithë strukturën e bibliografëve e arkivave për të “prodhuar” këtë indeks pasurie. Njoftimi është:  “Një ekspozitë unikale në llojin e vet, së paku në vendin tonë, e cila përbën aktivitetin kryesor të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të saj. Është konceptuar si mënyra më e mirë për kremtimin e këtij përvjetori të një prej institucioneve më të rëndësishme kulturore të vendit, njëkohësisht institucioni më i vjetër kulturor i vendit. Në fakt, një ndër vendimet e para të marra nga qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, në vitin 1920, që pikërisht ai i krijimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Është një ekspozitë që sjell rrugëtimin e gjatë të kësaj biblioteke, që nga fillimet e saj me vetëm 3 000 libra në vitin 1920, kur u krijua, në rreth 1.300.000 njësi bibliotekare (libra, dorëshkrime, koleksione gazetash, harta) që ajo ka sot.

Bëhet fjalë për ekspozitën më të madhe të organizuar ndonjëherë nga BKSH, ku do të ekspozohen mbi 800 libra e dorëshkrime, të cilat përbëjnë disa prej vlerave më të rëndësishme të fondit të Bibliotekës Kombëtare. Detyra kryesore e Bibliotekës Kombëtare është të mbledhë dhe të ruajë trashëgiminë e shkruar të popullit shqiptar. Ndaj dhe një pjesë e rëndësishme e ekspozitës i kushtohet pikërisht kësaj trashëgimie, duke u kufizuar për shkak vendi, vetëm në ato vepra e autorë që vunë gurët e parë në themelet e trashëgimisë sonë të shkruar apo në historinë e mbrujtjes së identitetit kombëtar, duke nisur nga Meshari i Buzukut, te Bogdani e Budi, për të përfunduar me De Radën, Sami Frashërin, Dora D’Istrian, etj, apo veprat e disa prej albanologëve më të shquar të shekullit të XIX.

Një vend të veçantë zënë dorëshkrimet e disa prej figurave më të spikatura të Rilindjes sonë Kombëtare: Kristoforidhit, Nolit, Gjeçovit, Faik Konicës, etj. Një vend krejt të veçantë zënë 9 ditarët e mbajtur nga dijetari i shquar austro-hungarez, Franz Nopça, gjatë udhëtimeve të tij në veriun e Shqipërisë. Vlen të përmendet dhe rindërtimi i bibliotekës vetjake të Faik Konicës, e sjellë kjo nga Bostoni, SHBA, me mbi 300 libra. Por një nga qëllimet e ekspozitës është të arrijë një efekt surprizë, duke ekspozuar një numër të madh librash e dorëshkrimesh me vlerë të madhe, disa prej të cilave vërtet të rralla, të cilat fatkeqësisht, kanë mbetur deri tani fare pak në mos aspak të njohura nga publiku, madje dhe nga vetë studiuesit. Është fjala për një thesar të vërtetë që vlen të njihet, të studiohet, njohja e të cilit do t’i japë  BKSH një dimension e prestigj të ri. Vlen këtu te theksohet se rreth 80% e librave e dorëshkrimeve të kësaj ekspozite, ekspozohen për herë të parë. Pjesa dërrmuese e tyre janë botime te para viteve 1800.

Fillohet me veprat e antikitetit greko-romak. Biblioteka disponon një koleksion të rëndësishëm të përbërë me disa prej botimeve më të hershme të autorëve të antikitetit në Evropë, si të Aristotelit, Strabonit, Demostenit, Plinit, Eskilit, Sofokliut, Ciceronit, etj. Një vend të veçantë zë dhe koleksioni i autorëve bizantinë. BKSH disponon një koleksion të jashtëzakonshëm të Korpusit Bizantin, d.m.th me vepra të autorëve kryesorë bizantinë, në edicione dy gjuhëshe (greqisht e latinisht). Jo më pak me interes është dhe koleksioni i dorëshkrimeve orientale: arabisht, persisht dhe osmanisht, disa prej tyre me vlerë të madhe. Vlen të veçohet biblioteka e Bushatllinjëve, me rreth 130 dorëshkrime. Një vend të veçantë do zënë botimet me natyrë fetare të tre besimeve fetare kryesore në vend, ku BKSH ka një koleksion mjaft të pasur me botime mjaft të rralla, mes të cilave një sërë Biblash e  Kodikësh të 1500, botime nga Papa Piu II e Shën Agostini të shekujve të 1400 e 1500. E kështu mund të vazhdohet me pavijonin e veçantë të botimeve veneciane, kushtuar një vargu  botimesh mjaft të rrallë nga Rilindja Italiane e ajo evropiane.

Për ta përfunduar me koleksionin e pasur të disa prej veprave më përfaqësuese të Iluminizmit Evropian, duke nisur nga botimi i parë i Enciklopedisë së famshme të Didëroit me 39 vëllime,  vepra e përmbledhur e Zhan Zhak Rusoit me 13 vëllime, apo seria e botimeve të para të Volterit, të Isak Njutonit, Adam Smithit, e shumë e shume të tjera…”

I gjithë ky listim, duhej të kishte më përgjegjësi institucionale së paku të tregoheshin para mediave kushtet e sigurisë, si do të ekspozohen në kryeministri? Ndoshta me dëshirën për t’i shtuar propagandës së kryeministrit ( ne prag fushate) dhe sirtarin e gatshëm të librave, harron gjëmën që është bërë mbi to. Kujtesa nuk është e shkurtër për shqiptarët edhe kur aferat kanë nisur prej më shumë se 20 vite nga kryeministri?!V.M/standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here