Meta 81 faqe arsyetim, Rama sul Ballën me fyerje…

0
110

Siç edhe pritej, reagimi i parë nga rilindja për kthimin e Kodit në Parlament, me dekret të Presidentit Meta, erdhi nga një prej intelektualëve më të shquar të këtij grupimi, nga T.Balla.

Numri dy pas Ramës, u shpreh se mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e Metës, dhe ndryshimet që bënë ata në Kod do të hyjnë në fuqi.

Argumentimi i intelektualit T.Balla, është se, ata do ta shfuqizojnë këtë dekret, për shkak se Presidenti është mistrec.

Shiheni se si i drejtohet pra Rilindja, dhe Edi Rama qytetarëve dhe popullit për një çështje kaq serioze dhe me rëndësi jetike, pasi ka të bëjë direkt me njerëzit, me votën e tyre.

Dekreti nuk vlen sipas tyre, sepse ai që e ka lëshuar, Kreu i Shtetit, është mistrec.

Kjo qeveri dhe ky grupim nuk kanë qënë asnjë herë të pasur me ide dhe argumenta.

Një prej shembujve më monumental të kësaj, është se vetë kreu i tyre, për mandatin e dytë kishte vetëm një vizion; dua timonin për vete.

Por të paktën formalisht, për fasadë, çka është tipari kryesor i shumicës, ata duhej të gjenin një mendim, një arsyetim në këtë moment.

Teksa shpjegimi dhe argumentimi i Metës është 81 faqe, ku hedh gjithë arsyet ligjore, kushtetuese dhe llogjike, përse ndryshimet e Kodit që bëri Rama me të tijtë janë të njëanshme, të dëmshme, dhe prishin zgjedhjet që po vijnë, dhe kur Kreu i Shtetit thotë se për më tepër, i është drejtuar edhe Komisionit të Venecias për një opinion lidhur me këtë çështje, e gjithë epifania e rilindjes që vjen përmes gojës së T.Ballës, është se: Presidenti është mistrec.

Janë pikërisht qendrime të tilla, të cekëta, konfliktuoze, armiqësore, që nxisin tension e ndasi, një prej llogarive të shumta pse rilindja do të marrë një leksion me 25 prill, dhe pse ajo po bën çdo gjë për të favorizuar veten e dëmtuar kundërshtarin, duke synuar që tani deformimin e vullnetit të popullit.

Edhe nga ana strategjike, është po ashtu e pamençur që një politikani me përvojë si Meta, ti nxjerrësh për ta goditur një si T.Balla, i cili vetëm pak ditë më parë, mohoi krijuesin e tij politik, Fatos Nanon, thjesht e vetëm për t’i bërë qefin shefit aktual, Ramës.

Presidenti ka ndoshta plot rrugë e lë shkaqe për tu kontestuar apo kundërshtuar. Por Rama ka zgjedhur ti bëjë nder mesa duket, duke i vërsulur T.Ballën, që e quan mistrec, atë që me Kushtetutë, është Kreu i Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here