Standard.al

Kryeministri e thotë hapur: Nëse Ministri i Shëndetësisë nuk jep dorëheqjen do ta shkarkoj, gabimi është i pafalshëm…

0

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, ka thënë se do të shkarkojë ministrin e shëndetësisë të vendit nëse ai nuk jep dorëheqjen pas një raportimi në media se ai frekuentoi një restorant në Pragë pas kufizimeve të rrepta të vendosura nga qeveria.

Roman Prymula është kritikuar pasi u fotografua duke dalë nga një restorant në Pragë të Mërkurën, i cili duhej të ishte mbyllur nën rregullat e reja të vendit COVID-19. E përditshmja Çeke Blesk raportoi se politikani gjithashtu nuk vendosi maskën kur hypi në makinën e drejtuar nga shoferi.

“Gabimi i Ministrit Prymula është i pafalshëm,” shkroi Babis të premten.

“Në një kohë kur ne u kërkojmë njerëzve të ndjekin rregulla të rëndësishme, kur profesionistët tanë të shëndetit po luftojnë në vijën e frontit, një sjellje e tillë është plotësisht e papranueshme.”

“Unë i kërkova atij të japë dorëheqjen dhe nëse nuk e bën, unë jam gati ta shkarkoj atë.”

Ministri i Brendshëm Jan Hamacek e mirëpriti vendimin e Kryeministrit dhe tha se ishte “zgjidhja e vetme e mundshme dhe e saktë”.

Ministri i Brendshëm kishte postuar më parë në Facebook se rregullat COVID-19 duhet të vlejnë për të gjithë “pa justifikim”.

Ditën e fundit Rep. Çeke ka regjistruar rreh 14 mijë raste më Covid dhe që nga fillimi pandemisë ka raportuar 223,065 raste të virusit në total dhe 1845 vik.tima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.