Standard.al

Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Murrizit: Shushunjë që shitesh për 5 lekë. Për akuzat ndaj familjes time do shihemi në gjykatë

0

Deputeti Myslim Murrizi, siç pritej këtë të enjte në Kuvend nuk fajësoi qeverinë për skandalin e inceneratorëve dhe as ministrat që kanë firmosur miliarda lekë, por tha se i ati i ish-deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj ka lidhje me incenearatorin e Fierit.

Në një reagim për mediat, Kejdi Mehmetaj thotë se “babai im nuk ka shkelur ndonjëherë në Verri, e jo më të ketë punuar për atë helm e vjedhje që po bëhet aty”. Ajo paralajmëron dhe padi për deputetin Murrizi.

Deklarata e plotë e Kejdi Mehmetaj:

Dy fjalë për Myslym Murrizin!

Ky njeri i ulët që nuk gëzon respektin e askujt e që nuk i kërkon dot votën as bashkëfshatarëve të tij. Ky njëri që shitet për 5 lek, e mbijeton si shushunjë duke pirë nga gjaku e djersa e të tjerëve duhet të mendohet mirë përpara se të përmend emrin tim e të familjes time.

E shoh që Edi Rama është trembur keq qoftë nga denoncimi i ashpër që po i bëjmë aferave si ajo e inceneratorëve e qoftë nga ekipi në rritje i LSI dhe ka ndërsyer qentë e tij të lehin lartë e poshtë, por këtë herë ka gabuar rëndë. Ndryshe nga Murrizi, që është kthyer në atlete të përdorur të Edi Ramës e që pranon me votën e tij në parlament çdo aferë e paligjishmëri, unë e familja ime jetojmë me dinjitet e karakter.

Babai im nuk ka shkelur ndonjëherë në Verri, e jo më të ketë punuar për atë helm e vjedhje që po bëhet aty. Vazhdo shitu Myslym, se vetëm këtë di të bësh, me mua do të shihesh në gjykatë. Herë tjetër përpara se të përdoresh si mish për top, kërko ndonjë provë për broçkullat që nxjerr nga goja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.