Humb jetën nga Covid-19 profesori i mjekësisë shqiptare…

0
108

Humb jetën nga koronavirusi profesori Elmaz Eltari. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Siç njoftojnë familjarët, profesor Eltari u shua në spitalin Infektiv pas shumë ditësh në luftë me Covid-19.

Elmaz Eltari ka qenë profesor i Mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka qenë shefi i pavijonit te Infektivi në QSUT dhe është zbuluesi dhe trajtuesi i parë i etheve infektive në Shqipëri.

Sipas mbesës së tij, profesori ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here