Standard.al

E shtunë magjike. Ja supersfidat që zhvillohen nesër…

0

E shtuna do të jetë magjike për ndjekësit e futbollit, sepse luhen disa supersfida.

Në orën 16:00 përballen dy rivalët historik Barcelona dhe Real Madrid, në ndeshjen më të ndjekur në glob. Sfida i gjen ndryshe kundërshtarët, sepse mungesat e Real Madrid janë të shumta si Ramos, Hazard, Odegard, Carvajal, ndërsa Barcelona ka vetëm një mungesë të rëndësishme, atë të portierit gjerman Ter Stegen. Barcelona shihet favorite por në El-classico, nuk ka treguar që nuk kanë shumë rëndësi parashikimet.

Edhe në Angli luhet një supersfidë mes Man.Unatied dhe Chelsea. Të dyja skuadrat nuk e kanë nisur si duhet kampionatin, ku skuadra e Solskjaer vetëm dy javë më parë u mund thellë nga Totenhami me rezultatin 1-6. Ndërsa edhe blutë e londrës nuk kanë shfaqur siguri, ku prurjet e reja nuk janë përshtatur akoma me skuadren. Ndeshja luhet në orën 18-30 në stadiumin “Old  Trafford”.

Në Gjermani luhet derbi i zonës së Rurit midis Dortmund dhe Schalke. Padyshim verdhezinjtë janë favoritë përbalë një Schalke të zhytur në krizë. Ndeshja luhet në orën 18:30.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.