Deputetja e PS-së rezulton pozitive me koronavirus: Si unë dhe familja jemi të karantinuar..

0
147

Deputetja e partisë Socialiste  Blerina Gjylameti ka njoftuar mbrëmjen e sotme, se ka rezultuar pozitive me Covid-19. Deputetja në një status të publikuar në Facebook, ka konfirmuar se edhe pjestarët e tjerë të familjes së saj, janë të infektuar me koronavirus.

Deputetja thekson që nga dita e hënë, kur iu filluan simptomat e para, ajo edhe familja e saj janë izololuar dhe më pas iu janë nënshtruar tamponëve që rezultuan pozitiv.

Ligjvënësja  raporton që gjendja shëndetsore  e saj dhe e familjes është e mirë dhe i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-covid.

Postimi në Facebook :

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .
Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.
Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here