Standard.al

“Autori i vetëm i sulmeve të ndyra kundër KF Tiranës”, Blushi i përgjigjet Ramës: Për shtetësinë e lojtarit pyet institucionet e sigurisë

0

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi, ne nje postim ne Facebook ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj kreu të shtetit për dhënien e shtetësisë një futbollisti të ekipit të Tiranës.

Blushi  shkruan se për procedurën e ndjekur dhe për pastërtinë e figurës së lojtarit, kryeministri Edi Rama duhet të pyesë institucionet e sigurisë së vendit.

Postimi i plote:

Nuk kishim asnjë dyshim!

Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana🔵, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu🔵 nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës🔵, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.