Standard.al

Aksidentohet një shtetase e huaj në Librazhd. Zhduket personi që e shoqëronte

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një shtetase  e huaj ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën.

Raportohet që në vendngjarjen e aksidentit është gjetur një motor dhe dyshimet e para janë se shtetasja e huaj mund të ketë qenë e shoqëruar nga një person tjeter. Pranë vendit të aksidentit ndodhet një greminë dhe dyshohet që shoqëruesi mund të ketë rënë në të.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.