Standard.al

Velipojë/Oraganizonte lojëra fati, arrestohet pronari 32 vjeçar

0

Ditën e sotme policia e Shkodrës, noftoi se ka arrestuar shtetasin me inicialet A.P. 32 vjeç, sepse në lokalin që ai kishte  në pronësi, organizonte lojëra fati, të cilat janë të paligjshme në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit të koduar  “Fati i lojërave”, 32 vjeçarit u arrestua  në flagrancë, duke ushtruar veprimtari të paligjshme.

Policia njoftoi që sekuestroi edhe bazën matriale si 5 makineri, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kontrolle të vazhdueshme për evidentimin e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar edhe mbi raportimet e ardhura nga qytetarët në aplikacion Komisariati Dixhital.

Evidentohet ushtrimi i aktivitetit të lotarive të palejuara në një lokal, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen 5 makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të goditjeve të vazhdueshme ndaj organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, bazuar dhe në raportimet e ardhura nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, për një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.