Friday, March 29, 2024
Home Bota Trazira në Nigeri, dëgjohen të shtëna me armë zjarri, tym i zi...

Trazira në Nigeri, dëgjohen të shtëna me armë zjarri, tym i zi mbi lagjen e të pasurve

0
114
Smoke rises from a prison in Ikoyi neighbourhood of Nigeria's commercial capital Lagos, in this handout picture obtained by Reuters on October 22, 2020. Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në lagjen e pasur Ikoyi të kryeqytetit tregtar të Nigerisë Lagos. Dëshmitarë në vendngjarje  thanë se persona të armatosur sulmuan një institucion paraburgimi në zonën ku ndodhen zyrat qeveritare.

Re të dendura tymi u panë të ngriheshin nga drejtimi i  burgut në Ikoyi dhe kamionë me policë  u panë duke u drejtuar drejt tij.

Zjarri dogji një seri makinash në lagjen e pasur të Ikoyi dhe dy ndërtesa zyrtare.

“Burgu Ikoyi është kryesisht i rrethuar nga ndërtesa qeveritare dhe institucione sigurie. Banorët thanë se panë persona të armatosur me shkopinj dhe më pas u dëgjuan të shtëna me armë. Pas kësaj u pa zjarr dhe tym.”

Ndërkohë raportime të tjera sugjeruan se të shtënat me armë rezultuan nga një përpjekje për thyerje burgu nga të burgosurit. Ishte e paqartë nëse ndonjë i burgosur kishte shpëtuar.

Ushtarët patrulluan rrugëve të qytetit të enjten, një ditë pasi u dogjën disa ndërtesa, duke përfshirë stacionet e policisë, një kanal televiziv dhe portin.

Qyteti me 20 milion banorë është nën një shtetrrethim 24 orë, të vendosur pas gati dy javësh protestash kundër brutalitetit të policisë, vala më e madhe e trazirave të kombit të Afrikës Perëndimore që nga fundi i sundimit ushtarak në 1999.

Amnesty International tha se të paktën 12 njerëz u vranë nga ushtria dhe policia nigeriane në një goditje ndaj protestuesve të martën që tërhoqi dënimin ndërkombëtar.

56 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin që kur demonstrimet kundër abuzimit të policisë dhe keqqeverisjes filluan më 8 tetor.

Disa shtete janë gjithashtu nën shtetrrethim dhe shteti Delta që prodhon naftë tha se do të hynte në një shtetrrethim 48-orësh nga e enjtja duhe filluar nga ora 6 pasdite.

Një zëdhënës i shtetit Lagos më vonë tha se zjarri në burgun Ikoyi ishte nën kontroll dhe oficerët ishin në vendin e ngjarjes. Ai nuk tha se si nisën të shtënat me armë.

“Është koha që të gjithë të qetësojnë nervat në mënyrë që të mund t’i nxjerrim të rinjtë dhe protestuesit nga rrugët,” tha Guvernatori i Shtetit Sanwo-Olu.

Ai tha se ushtria kishte ofruar të mërkurën dërgimin e ushtarëve për të vendosur qetësinë por nuk dha detaje të metejshme dhe as nuk tregoi nëse do të pranonte ofertën apo jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here