SPAK nis hetimet për tre inceneratorët, Basha: Kanë caktuar vetëm një prokuror

0
88

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nisur hetimet për tre inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Një burim zyrtar nga SPAK, i tha gazetës Mapo se kanë regjistruar veprën penale, dhe po bëhen hetime për tri paditë që ka bërë Partia Demokratike.

“Do të kemi hetime konkrete. Ende nuk ka veprime, por do të shikojmë dokumentet e tenderimit. Nuk kemi emra konkret, por prokurori do të zhvillojë hetime dhe nëse do të ketë emra atëherë do të veprohet siç parashikon ligji”, – u shpreh një burim zyrtar për gazetën Mapo.

Prokuroria do të hetojë nëse ka abuzim me detyrën, shkelje të procedurave të tenderimit, apo grup i strukturuar kriminal, ashtu siç ka denoncuar Partia Demokratike.

Ndërkohë sot ka reaguar sërish kreu i PD-së Lulzim Basha. Në studion e Euronews Albania, ai tha se SPAK ka ngarkuar vetëm një prokruror për të tri çështjet, ndërkohë që bëhet fjalë për një afër korruptive të niveleve të larta.

Sipas Bashës, SPAK duhet të veprojë më shpejt dhe të hetojë të 3 inceneratorët./ Mapo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here