Shqipëria e fundit në Europë për paketat anti-covid/ Zhupa nxjerr videon: Paratë janë për koncesione dhe PPP

0
96

Sipas një analize krahasuese, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria alokoi më pak fonde si mbështetje direkte tek qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 0.86% të PBB-së. Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i jep shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale   Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë marrë masa mbrojtëse për menaxhimin e krizës që krijoi pandemia COVID-19.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, përmes një reagimi në Facebook shprehet se, kur paratë janë të destinuara për PPP apo inceneratorë, nuk mund të ketë para për të ndihmuar qytetarët.

Sipas saj, Rama dhe grupi i strukturuar kriminal, siç e quan ajo, vjedhin çdo ditë shqioptarët për tu pasuruar vetë.

“Kur paratë janë të destinuara për koncensione dhe PPP të tilla si inceneratorët, normalisht që s’ka para për ndihmë ekonomike për qytetarët dhe bizneset!

Shqipëria e fundit për ndihmën direkte të dhënë nga shteti për kalimin e krizës financiare të krijuar nga karantina dhe pandemia.

Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal vjedhin shqiptarët çdo ditë për tu pasuruar vetë dhe një grusht njerëzish rreth tyre”, shkruan Zhupa në postimin e saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here