Standard.al

Përtej garës presidenciale në SHBA/ Nga paraqitja e jashtme te artikulimi, Ivanka Trump është thjesht një mrekulli

0

Duhen rreth dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku gara mes Presidenti Donald Trump dhe kandidatit demokrat Biden, shihet si e fortë dhe e ashpër. Por përtej kësaj gare, ajo që nuk mund të mohohet është gjendja “on top” e së bijës së Presidentit Trump, Ivanka Trump.

Si nga paraqitja e jashtem por edhe nga përgatitja, Ivanka përbën një vajzë të kompeltuar nga të gjitha aspektet. Bë cdo dalje në publik, Ivanka lë shpesh gojëhapur të pranishmit me thjeshtësinë dhe bukurinë e saj, që shtohet edhe më shumë përmes veshjeve që ajo zgjedh.

Përtej bukurisë dhe shijes elegante në të veshur, Ivanka dallohet si nja vajzë e zonja e cila ka përgatitje tepër të larta. Komunikimi i saj publik është perfekt, ndërsa angazhimi i saj politik ka qenë shpeshherë një armë më shumë për republikanët dhe veçanërisht Presidentin Trump. Mijëra vajza dhe gra shohin te ajo një model të përsosur të nënës, bashkëshortes dhe gruas së angazhuar në jetë.

Ivanka është thjesht një mrekulli.

CV e shkurter

Ivanka Trump lindi më 30 tetor 1981. Ajo është një biznesmene amerikane, që shërben që nga viti 2017 si Këshilltare e Presidentit, babait të saj Donald Trump. Vajza dhe fëmija i dytë i Presidentit Trump dhe gruas së tij të parë, Ivana, ajo është anëtari i parë hebre i një familjeje të parë, pasi ishte konvertuar para se të martohej me burrin e saj, Jared Kushner.

Ajo është një biznesmene e gjeneratës së katërt që ndoqi gjurmët e gjyshes së saj të madhe Elizabeth, gjyshit Fred dhe babait të saj, duke shërbyer për një kohë si një nënkryetare ekzekutive e Organizatës Trump në pronësi të familjes. Ajo ishte gjithashtu një gjykatëse në sallën e bordit në shfaqjen televizive të babait të saj “The Apprentice”.

Duke filluar në Mars 2017, ajo u largua nga Organizata Trump dhe filloi të shërbente në administratën presidenciale të babait të saj si një këshilltare e lartë së bashku me burrin e saj. Ajo mori këtë pozicion zyrtar, të papaguar.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.