“Mua gishtin mos ma ngri, mos fol pa edukatë”/ Hysi nxehet keq me Hajdarin…

0
93

Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme plenare deklaroi se qeveria nuk ka pasur asnjëherë prioritet të saj diasporën.

Hajdari theksoi se mazhoranca nuk i ka dhënë diasporës atë që ka kërkuar prej kohësh, të drejtën e votës.

“Të drejtat e tyre asnjëherë nuk kanë qenë prioritet i qeverisë. Nuk i kanë dhënë një çështje që kanë kohë që e duan. Janë kontribuuesit kryesorë të këtij shteti, janë ata që e mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi. Mazhoranca, diasporës nuk i ka dhënë të drejtën e votës. Sa herë vini këtu dhe thoni se jeni duke luftuar për ta, kjo është e vërteta se çfarë jeni duke për diasporën. Bëhet një spektakël i shëmtuar në kurriz të diasporës, por edhe të qytetarëve, shqiptarë. Shqiptarët po gënjehen”, tha Hajdari.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj deputetja Hajdari teksa ka kërkuar më tepër kohë, pati kundërshtime, ndërsa nënkryetarja Vasilika Hysi është kundërpërgjigjur më kritika ndaj deputetes.

“Mua gishtin mos ma ngri dhe mos fol pa edukatë se je zonjë. Respekto rregulloren se je grua, je nënë”, iu drejtua Hysi, Hajdarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here