Micotakis: Haga, zgjidhja më e mirë për kufirin detar me Shqipërinë…

0
102

Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka reaguar për here të parë pas deklaratave të kryediplomatëve Edi Rama dhe Nikos Dhendhias në Tiranë, se marrëveshja e detit do të vuloset në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Diskutimet tona me Shqipërinë po shkojnë në drejtimin e duhur, ku kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare, ne jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Me fjalë të tjera, ne po provojmë, në praktikë, se me një udhëzues mbi të gjitha të drejtat ndërkombëtare, Ballkani dhe Mesdheu Lindor mund të bëhen zona të paqes dhe stabilitetit.

Micotaqis tha nje mesazh edhe per presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, duke e ftuar edhe Anakarane te zgjidhe mosmarreveshjet me gjuhen e dialogun ne instancat nderkombetare.

Edhe Turqia ka një vend, nëse dëshiron. Për sa kohë që ankaraja zyrtare mund të ndajë të njëjtat rregulla, të njëjtën logjikë të imponuar nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar.

Ai u bën thirrje shteteve evropiane të ndalojnë shitjen e pajisjeve ushtarake në Turqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here