Kreu i PD Lulzim Basha foli edhe per marredheniet e tij me Presidentit Meta, teksa shprehet se eshte i vetmi institucion i pakapur nga qeveria.
Ilva Tare: Nuk e di sa ju e vutë re por media e komentoi shumë shpejt sa u desh që Presidenti i Republikës të reagonte ta sqaronte për kë e kishte fjalën se u mendua se e kishte me ju. E kam fjalën për konferencën e fundit kur tha që është i marrë peng dhe në fakt presidenti sqaroi që e kishte për Ramën, mediat aluduan që e kishte për ju. Si janë marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Presidentin e Republikës Ilir Meta?
Lilzim Basha: Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale, roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar.
Ilva Tare: Ok. Si e vlerësoni sjelljen e tij si president?
Lulzim Basha: Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues I unitetit të popullit.