Lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 32 vjeçari, sekuestrohen 5 makineta…

0
131

Pronari i një lokali në Velipojë ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke zhvilluar aktivitetin e lojërave të fatit në lokalin e tij.

Sipas Policisë, është arrestuar A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit“, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here